Euractiv: Sistemi ETIAS “i fikur” u soll për herë të parë në diskutimet për vizat për Kosovën

Aktuale

Euractiv: Sistemi ETIAS “i fikur” u soll për herë të parë në diskutimet për vizat për Kosovën

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 12:23
Kjo është hera e parë që ETIAS është ngritur në diskutimet për liberalizimin e vizave

Funksionimin e sistemit europian të sigurisë, ETIAS, një sistemi elektronik që mundëson verifikimin e të dhënave të shtetasve të vendeve të treta që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në zonën Schengen, deri më tani nuk ishte funksional.

Ai për herë të parë u soll në diskutime në tavolinën kur po flitej për mundësinë e heqjes së vizave për shtetin e fundit në Ballkan që përballet me këtë regjim.

Siç raporton Euractiv, aktualisht, sistemi është jashtë linje, por pritet të jetë online në vitin 2023, pa dhënë datë të saktë.

Kjo është hera e parë që ETIAS është ngritur në diskutimet për liberalizimin e vizave, pavarësisht se Kosova është gati për këtë që katër vjet, në përputhje me premtimet e bëra në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në qershor, thuhet në artikull.

Propozimi, i ardhur në orën 11, u mbështet nga zyrtarë nga Madridi, Stokholmi, Brukseli dhe Haga dhe ipas burimeve – nga Kopenhaga.

Sistemi elektronik mundëson verifikimin e të dhënave të shtetasve të vendeve të treta që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në zonën Shengen. Ai kërkon që çdo aplikant të japë emrin, emailin, datën e lindjes dhe pasaportën dhe të bëjë një pagesë me një kartë debiti ose krediti. Aplikimi shqyrtohet më pas dhe autoritetet japin një vendim përfundimtar nëse ai person mund të hyjë në Zonën Shengen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat