Jo me fjalime, kështu i ndihmohet prej Hashim Thaçit deri te Pjeter Shala sipas Tomë Gashit

Aktuale

Jo me fjalime, kështu i ndihmohet prej Hashim Thaçit deri te Pjeter Shala sipas Tomë Gashit

Nga: M.L. Më: 16 tetor 2022 Në ora: 22:58
Foto ilustrim -të akuzuarit në Hagë

Avokati Tomë Gashi ka thënë se në vend të fjalimit, të cilin e mbajti kryeministri Edi Rama javën e kaluar në Këshillin Evropian, Shqipëria do të duhej të kishte një vendim që do ta vërtetonte që aludimet e Dick Marty-t ishin trillime Ruso & Serbe.

“Nuk po mundem ta kuptoj aspak Edi Ramen që foli shumë mirë në Bruksel në Këshillin e Evropës kundër raportit të Dick Martyt që ishte raport politik.

Po shumë më mirë do ishte që Shqipëria të ketë një vendim të Prokurorisë së shtetit që do ta vërtetonte atë që të gjithë e dinë që aludimet e Dick Marty-t ishin trillime Ruso & Serbe që për pak ja hëngren kryet edhe atij se kenë tu e vra sh.iet në midis të Zvicrës për ta fajësua përsëri UÇK- në”, ka thënë Gashi për “Bota sot”.

Sipas Gashit, ruset e serbët u bën bashkë për ta njollosur Kosovën si shtet, pasi që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë më 2010 e vërtetoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Ne mjerisht s’e shfrytëzuam këtë avantazh gati aspak, bile gati e harruam krejt pas 3 ditëve dhe kjo na u hakmor.

Për përrallën e kinse trafikimit të organeve njerëzore gjatë luftës kishte së paku 5 hetime të pavarura dhe kurrë s’u vërtetua asgjë vetëm për një arsye SEPSE KJO KURRË NUK KA NDODHUR.

Për këtë arsye asnjë pjesëtar i UÇK- se asnjëherë nuk do të akuzohet nga asnjë Gjykatë në rruzullin tokësor, pra as nga monstrumi që e krijuan deputetër e Kosovës me 2015 e që ia dhanë emrin Gjykata Speciale”, është shprehur Gashi.

Sipas tij, Shqipëria për ta mbrojtur Kombin duhet të nxjerr një vendim nga organet juridike - Prokuroria që trafikim të organeve nuk ka pasur.

"Kështu i ndihmojnë të vërtetës kështu i ndihmojnë kombit, kështu i ndihmojnë Kosovës dhe kështu duhet të ndodh.

“Kështu i ndihmohet prej Hashim Thaçit deri te Pjeter Shala.

Bota ma shumë punon me letra se me llafe.

Forca Shqipëri”, ka përfunduar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat