Kryeministri Kurti takohet me fituesit e medaljes së argjendtë në “Cambrian Patrol 22”

Aktuale

Kryeministri Kurti takohet me fituesit e medaljes së argjendtë në “Cambrian Patrol 22”

Nga: M.L. Më: 17 tetor 2022 Në ora: 17:38
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka njoftuar se ka pritur sot ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, fitues të medaljes së argjendtë në një prej garave ushtarake më prestigjioze në botë, “Cambrian Patrol 22”.

Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se, me gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe udhëheqësin e ekipit tonë, Toger Diar Statovci kanë biseduar për performancën e jashtëzakonshme, gjatë stërvitjes 48 orëshe në Malet e Zeza të Uellsit, së bashku me 107 ekipe ndërkombëtare, mes tyre edhe forca speciale.

Postimi i plotë:

Fitues të medaljes së argjendtë në “Cambrian Patrol 22”

Mirëprita sot ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, fitues të medaljes së argjendtë në një prej garave ushtarake më prestigjioze në botë, “Cambrian Patrol 22”.

Me Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe udhëheqësin e ekipit tonë, Toger Diar Statovci, biseduam për performancën e jashtëzakonshme, gjatë stërvitjes 48 orëshe në Malet e Zeza të Uellsit, së bashku me 107 ekipe ndërkombëtare, mes tyre edhe forca speciale.

Ky rezultat është dëshmi shtesë për nivelin e lartë të përgatitjes profesionale dhe standardeve të larta të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ushtria e Kosovës po bëhet, me ushtarë të trajnuar, të përgatitur dhe të gatshëm për t’i shërbyer atdheut. Ushtria jonë po forcohet e zhvillohet, për të siguruar e ruajtur paqen, demokracinë dhe progresin.

Postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat