​Hoxhaj takohet me diplomatin gjerman, Wolfgang Ischinger

Aktuale

​Hoxhaj takohet me diplomatin gjerman, Wolfgang Ischinger

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 21:03
Pamje nga takimi

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar sot me diplomatin gjerman Wolfgang Ischinger.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka theksuar se ishte kënaqësi ta takonte Ischinger në Prishtinë, pasi ai është njëri nga mbështetësit më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës.

"Kënaqësi e veçantë ta takoj në Prishtinë mikun tim dhe mikun e Kosovës, ambasadorin Wolfgang Ischinger, njëri nga mbështetësit më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës. Gjithnjë falënderues ndaj tij për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe popullit tonë", ka shkruar Hoxhaj në statusin e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat