Avdullah Hoti: Vrasja Ukë Bytyçit ishte sulm ndaj lirisë, demokracisë dhe shtetformimit të Kosovës

Aktuale

Avdullah Hoti: Vrasja Ukë Bytyçit ishte sulm ndaj lirisë, demokracisë dhe shtetformimit të Kosovës

Nga: M.L. Më: 27 tetor 2022 Në ora: 15:21
Të ndjerët Ukë Bytyçi dhe Ibrahim Rugova

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka përkujtuar ish krytarin e Komunës së Suharekës dhe veprimtarin, Ukë Bytyçi në 20 vjetorin e vrasjes.

Në një postim në Facebook, Hoti ka njoftuar që bashkë me bashkëpunëtorë morën pjesë në akademinë kushtuar Ukë Bytyçit.

“Sot, me bashkëpunëtorë morëm pjesë në akademinë përkujtimore dhe vendosëm lule para shtatores së heroit të luftës dhe paqes, ish-kryetarit të Suharekës, veprimtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe mikut të Presidentit historik Dr.brahim Rugova, z. Ukë Bytyçi”, u shpreh ai.

Hoti tha se veprimtaria e Ukës dëshmon që ka qëndruar gjithmonë pranë qytetarëve, u kishte prirë atyre në kohët më të rënda të luftës dhe në kohën e rezistencës paqësore për liri dhe pavarësi.

Ai u shpreh se vrasja Ukë Bytyçit ishte sulm ndaj lirisë dhe humbje e madhe për LDK-në, Suharekën dhe gjithë Kosovën..

“Vrasja e tij ishte sulm ndaj lirisë, demokracisë dhe shtetformimit të Kosovës. Vrasja e Ukës nuk ishte humbje e madhe vetëm për Lidhjen Demokratike të Kosovës, por ishte humbje e madhe edhe për Suharekën dhe gjithë Kosovën.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Ukë Bytyçin!”, përfundoi Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat