Kryediplomati britanik vlerëson të arriturat e Kosovës në takim me Kurtin

Aktuale

Kryediplomati britanik vlerëson të arriturat e Kosovës në takim me Kurtin

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 20:14
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, James Cleverly

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar, është pritur në takim nga Ministri i Punëve të Jashtme, James Cleverly.

Kurti, në këtë takim ka uruar ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Cleverly për detyrën e re, derisa e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar.

Kryeministri Kurti, siç bëhet e ditur në komunikatën për media të qeverisë, ka ftuar për bashkëpunim edhe më të thellë ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomi.

Ndërkohë, thuhet se kryediplomati britanik, James Cleverly ka shprehur dashamirësinë dhe admirimin britanik për Kosovën, derisa ka çmuar lart të arriturat e shtetit të Kosovës dhe qëndrimin që Kosova po mban nga fillimi ndaj agresionit rus në Ukrainë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat