Halimi thirrje Qeverisë: Taksat e qytetarëve të përdoren për të blerë energji

Aktuale

Halimi thirrje Qeverisë: Taksat e qytetarëve të përdoren për të blerë energji

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 16:01
Sibel Halimi

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka kërkuar nga Qeveria që të angazhohen e të marrin hapa konkretë drejt problemeve me rrymë që pritet të mbizotërojnë në Kosovë në dimër, si pasojë e mungesës së energjisë.

Halimi sugjeron që taksat e qytetarëve do të mund të përdoreshin për të kontraktuar energji në bursë.

Mirëpo, sipas Halimit, Qeveria po humb kohë me videoklipe propaganduese.

Postimi i plotë:

Në vend se të angazhohen për të marrë masa për të kontraktuar energji – sidomos tani kur çmimi i saj në bursë ka rënë ndjeshëm; ministrja dhe e gjithë qeveria duarkryqe, konstatojnë në vend se të veprojnë. Taksat tona në arkën e shtetit, në vend se të zhvlerësohen muaj pas muaji nga inflacioni enorm, do të vlenin më shumë si investim në kapacitete prodhuese apo kontraktim energjie në bursë, që qytetarët tanë të mos mbesin në terr.

Veçse, për diçka të tillë, kërkohet edhe punë; ndërkohë që kryeministri dhe qeveria e tij dinë të bëjnë vetëm propagandë e videoklipe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat