Hoxhaj: Lufta e krerëve të UÇK-së kundër Serbisë është në etapën e fundit

Aktuale

Hoxhaj: Lufta e krerëve të UÇK-së kundër Serbisë është në etapën e fundit

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 17:18
Hashim Thaçi

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kujtuar sakrificën për liri të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në dy vjetorin e arrestimit të tyre dhe dërgimit në Hagë, ai ka vlerësuar se lufta e krerëve të UÇK-së kundër Serbisë është në etapën e fundit.

Sipas tij, lufta çlirimtare e Kosovës e ka vulën e sakrificës së popullit të Kosovës, NATO-s, SHBA-së, dhe BE-së.

Sot, u bënë dy vjet nga arrestimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Lufta e krerëve të UÇK-së kundër Serbisë është në etapin e fundit. Vjetët e tyre janë të mbushura përplot sakrificë, vetëmohim dhe atdhedashuri. Padrejtësinë ata sërish do ta shndërrojnë në forcë, në fitore për UÇK-në, në fitore për Kosovën. Lufta çlirimtare e Kosovës e ka vulën e sakrificës së popullit tonë, të NATO-s, të SHBA-së, të BE-së dhe shteteve perëndimore! Historia jonë e fitores mbi të keqën nuk ndryshohet, tjetërsohet, devijohet apo delegjitimohet!”, ka shkruar Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat