Hykolli: Nga Kurti kërkuam që ligji i pagave të shkojë sa më parë në qeveri

Aktuale

Hykolli: Nga Kurti kërkuam që ligji i pagave të shkojë sa më parë në qeveri

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 00:34
Atdhe Hykolli

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, është takuar sot me kryeministrin Albin Kurti, të cilit tha se ia adresuan kërkesat e BSPK-së.

Hykolli, në një intervistë në Edicioni Special në Klan Kosova, tha se nga Kurti kërkuan që ligji për pagat të shkojë sa më parë në qeveri e parlament.

Ne si Bashkim i Sindikatave të Pavarura të Kosovës kemi bërë takim me kryeministrin për të biseduar për gjendjen pas grevës. Fillimisht kemi biseduar për regjistrimin e federatave në eKosova, ku ne nuk jemi të gatshëm të jemi në këtë platformë dhe për problemet e tjera që i kemi në vazhdimësi. E kemi partner social, zakonisht kërkesat i kemi të drejta, folëm për ligjin e pagave, për rekomandimet që i kemi ngritur ne si BSPK, dhe kërkuam që këto kërkesa të shihen me më prioritet dhe më shpejt ky ligj të shkojë në qeveri e pastaj në parlamentin e Kosovës”, ka thënë Hykolli.

Ai shtoi se janë duke zhvilluar dialog social me qeverinë për arritjen e qëllimeve të BSPKS-së.

Hykolli theksoi se kanë kërkuar po ashtu në Kurti që të diskutohet edhe njëherë një pako që mund t’i mbështesë të gjithë të punësuarit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat