Dy deputetët e LVV-së dalin haptazi kundër martesave të gjinisë së njëjtë

Aktuale

Dy deputetët e LVV-së dalin haptazi kundër martesave të gjinisë së njëjtë

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 15:21
Eman Rrahmani dhe Visar Korenica

Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, kanë mbështetur qëndrimin e tyre kundër Projekt-Kodit Civil, konkretisht për pjesën e martesave për gjininë të njëjtë.

Qëndrimi i tyre bie ndesh me shefin e VV-së, Albin Kurtin, si dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që kanë kërkuar mbështetjen e këtij projektligji.

Nëpërmjet shpërndarjes së fjalimit të njëjtë eurodeputetit kroat Ladislav Ilçiq në ‘Facebook’, Korenica dhe Rrahmani ka thënë se votimi i një Projekt-Kodi të këtillë nuk është “parakusht e as kriter për rrugën drejtë integrimit euroatlantik”.

“Deputeti i Parlamentit Evropian kërkon falje publike në emër të gjithë atyre që bën presion që ky projektligj të mbështetet. As nuk është parakusht e as kriter për rrugën drejtë integrimit euro-atlantik”, kanë mbishkruar njësoj në videon e shpërndarë të dy deputetët të VV-së.

Ilçiq, në fjalimin e tij në Parlamentin Evropian, përkujton referendumin e tij, të përkrahut nga 700 mijë qytetarë kroat, që kërkojnë definimin e martesës vetëm ndërmjet burrit dhe gruas.

Korenica dhe Rrahmani kanë refuzuar të votojnë pro Projekt-Kodit Civil kur është sjellë në Kuvendin e Kosovës nga ministrja Haxhiu.

Deputeti Korenica së fundmi është shkarkuar nga dega e subjektit politik të cilin përfaqëson. Ai ka thënë se vota kundër Projekt-Kodit Civil ka qenë arsyeja e shkarkimit.

Votimi i këtij Projekt-Kodi është kërkuar zëshëm nga akterët ndërkombëtarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat