Serbia me kushte: Serbët kthehen në Kuvend, vetëm atëherë kur formohet Asociacioni

Aktuale

Serbia me kushte: Serbët kthehen në Kuvend, vetëm atëherë kur formohet Asociacioni

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 13:40
Kuvendi i Kosoves

Sipas të ashtuquajturit drejtor i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, zëvendësimi i deputetëve serbë të dorëhequr nga Lista Serbe me nëntë deputetë të tjerë nga kjo parti, në asnjë mënyrë nuk nënkupton kthimin e Listës Serbe në institucionet e Kosovës.

Për Petkoviç, serbët do të kthehen përsëri në jetën politike në Kosovë, vetëm atëherë kur Qeveria e Kosovës heq dorë nga vendimi i saj për targat dhe fillon implementimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Plani i Kurti ka qenë që vendet e garantuar për përfaqësuesit e Listës Serbe t’i plotësojnë me ata serbë që mbështesin Kosovën dhe atë vetë, jo Beogradin dhe popullin serb në Kosovë”, ka pretenduar Petkoviç.

Zëvendësimi i deputetëve serbë nga nëntë deputetët të tjerë serbë në Kuvendin e Kosovës, sipas Listës Serbe, ka qenë një taktizim i qëllimshëm, për të penguar në mënyrë të drejtpërdrejtë realizimin e planit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili sipas tyre kishte për qëllim ndryshimin e Kushtetutës dhe Ligjeve që garantojnë të drejtat e serbëve në Kosovë.

Deputetët të sapoemëruar serbë, sipas Listës Serbe, me të marrë mandatin e ligjvënësit kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës.

“Synimi i Kurtit dhe Rade Trajkoviç’it, por edhe të tjerëve si ajo, ishte të votonin ndryshimet kushtetuese që do të çonin në shfuqizimin e komunave serbe, heqjen e pronave nga Kisha Ortodokse Serbe, heqjen e gjuhës serbe dhe heqjes së drejtës së përfaqësimit ne institucione”, ka pretenduar Lista Serbe.

Sipas tyre ky vendim strategjik dhe politik në asnjë mënyrë nuk do ta ndalë procesin e largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës.

“Në fund, duam të theksojmë se qëllimi ynë është të mbrojmë popullin tonë, paqen dhe sigurinë, por edhe të mos lejojmë që Kurti dhe Rada Trajkoviç ta qepin një kapele popullit serb dhe të vendosin për fatin tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat