Krasniqi e takon Sorosin në SHBA: Shkëmbyem ide për situatën në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor

Aktuale

Krasniqi e takon Sorosin në SHBA: Shkëmbyem ide për situatën në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 13:37
Foot nga takimi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka takuar dje në New York, Alex Soros, djalin e filantropistit amerikan, George Soros, njëherit zëvendëskryetar i Fondacionit Shoqëria e Hapur. 

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për situatën aktuale në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor. 

“Alexi është ndjekës i vëmendshëm i zhvillimeve në Ballkan dhe kontribues shumëvjeçar i proceseve të ndryshme për zhvillimin e shteteve dhe shoqërisë civile aktive. Bashkë diskutuam dhe shkëmbyem ide në lidhje me situatën aktuale në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, në përgjithësi”, shkruan ai. 

Krasniqi e ka falënderuar Sorosin për kontributin e vazhdueshëm në nxitjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkan. 

“Vizioni ynë i përbashkët është një Kosovë e fuqishme dhe një Ballkan Perëndimor stabil, i integruar plotësisht në Bashkimin Evropian. Alexin e falënderova për pritjen, idetë dhe kontributin e vazhdueshëm në nxitjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkan”, është shprehur Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat