Pyet Driton Tali: A do të fillojnë me implementimin e planit të moçëm serbët - bllokimin e rrugëve?

Aktuale

Pyet Driton Tali: A do të fillojnë me implementimin e planit të moçëm serbët - bllokimin e rrugëve?

Nga: M.L. Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 21:18
Driton Tali

Driton Tali, ish këshilltar i kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, konsideron se pas zhvillimeve të sotme, ku nuk u arrit marrëveshje lidhur me çështjen e riregjistrimit të targave në “RKS”, Serbia mund të fillojë implementimin e planin e vjetër të bllokimit të rrugëve.

Në një postim në Facebook, Tali ka rikujtuar 17 qershorin e vitit 1990, kur nga 13 komunat me shumicë serbe në Kroaci formuan "Asociacionin e Komunave të Dalmacisë Veriore dhe Likës",

Një rast i njëjtë sipas Talit, kishte ndodhur edhe në Bosnje.

Postimi i plotë:

A do të fillojnë me implementimin e planit të moçëm serbët - bllokimin e rrugëve.

Sa për t'ua freskuar disave memorien: serbët me 17 qershor të vitit 1990, nga 13 komunat me shumicë serbe në Kroaci formuan "Asociacionin e Komunave të Dalmacisë Veriore dhe Likës" (Zajedncia Opštine Sjevrene Dlamacije i Like), pastaj për shkak se situata ndrronte pothuajse në baza ditore, nën direktivat e Millosheviçit, me 17 gusht të 1990'ës, i bllokuan rrugët - i ashtuquajturi "Revolucioni i trungjeve" (Balvan revolucija), dhe pas dy dite, pra me 19 gusht 1990, e shpallën Zonën Autonome Srbe të Krajinës (Srpska Autonomna Oblast Krajina).

Pastaj, nga ai rajon autonom shpallën Republikën Serbe Krajina (Srpska Republika Krajina), me 19 dhjetor të vitit 1991.

Në mënyrë identike (copy-paste) pastaj vepruan edhe në Bosnje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat