Tajani: Italia vlerëson Kosovën për shtyrje të vendimit për targa

Aktuale

Tajani: Italia vlerëson Kosovën për shtyrje të vendimit për targa

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani, tha se Italia është e interesuar për paqe në Ballkanin Perëndimor.

"Unë jam optimist që në këtë rajon të ketë prosperitet, të ketë mirëqenie dhe zhvillim në këtë rajon. Vizita ime dhe e ministrit të mbrojtjes të Italisë nuk është e rastësishme, por është një mesazh që ne jemi këtu”, tha Tajani pas takimit që ka pasur me zëvendëskryeministren e Kosovës, Donika Gërvalla në një konferencë për media, raporton RTKlive.

Ai tha se Italia është në dispozicion për të gjetur zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë. Me këtë rast kryediplomati italian ka porositur se nuk duhet të merren vendime të një anshme, me këtë rast ka përgëzuar Kosovën për të shtyrë vendimin për targa për 48 orë.

Në anën tjetër zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla pas takimit me homologun e saj italian, Antonio Tajani, ka bërë të ditur kanë diskutuar për ndërhyrjet dhe kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës. Ajo tha se kanë diskutuar për ekonominë e vendit, sundimin e ligjit si dhe për luftimin e krimit të organizuar. “Biseduam rreth përparimit të Kosovës në ekonomi, sundimin e ligjit, luftimin e krimit të organizuar, për vlerat e përbashkëta Evropiane, reformën institucionale dhe rezultate e tjera që janë arritur gjatë këtij viti”, tha Gërvalla.

Ajo po ashtu tha ta ketë falënderuar homologun e saj për mbështetjen që Italia i ka dhënë Kosovës para luftës e pas saj.

“Po ashtu e falënderova që ka theksuar përsëri që Italia do të mbetet një shtyllë e fuqishme për sigurinë dhe paqen në rajon e Kosovë. Biseduam për përpjekjet e Serbisë për destabilizimin e Kosovës përmes ndërhyrjeve masive në çështjet e brendshme të vendit tonë, kërcënimeve me dhunë e deri të kërcënimet me luftë”, tha Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat