Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë ka një thirrje për serbët

Aktuale

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë ka një thirrje për serbët

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 17:38
Nicholas Abbott

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se mirëpret një marrëveshje që heq tensionet në vend.

Ai ka thënë se tani pret që serbët të kthehen në institucione.

Tutje, Abbott ka thënë se vlerëson palët për kompromisin e treguar.

Ai këto komente i ka bërë teksa ka shpërndarë një postim të ministrit për Europë të Britanisë së Madhe, Leo Docherty.

“Mirëpres një marrëveshje të rëndësishme që heq një burim tensioni dhe përgëzoj të gjitha palët për kompromisin që kanë treguar. Marrëveshja për targat, në veçanti, do të jetë lehtësim për ato në veri të Kosovës.

Tani duhet të shohim serbët e Kosovës të kthehen në institucione, në interes të punës, familjeve të tyre dhe shtetit të së drejtës”, ka shkruar Abbott në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia dje kanë arritur një marrëveshje për targat nën ndërmjetësimin e diplomatit europian, Miroslav Lajçak. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat