Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë, PDK kërkon interpelancë urgjente me Kurtin

Aktuale

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë, PDK kërkon interpelancë urgjente me Kurtin

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 14:36
Blerta Deliu- Kodra dhe Rashit Qalaj

Partia Demokratike e Kosovës në konferencën e mbajtur për media për rastin e vrasjes së 35-vjeçares mbrëmë në QKUK, ka thënë se ky duhet të jetë alarmi i fundit për shtetin dhe shoqërinë tonë.

Deputetja e kësaj partia, Blerta Deliu Kodra tha se PDK urgjent ka parashtruar mocionin për interpelancë me Kryeministrin Kurti për t’i vënë para përgjegjësisë institucionet qeveritare të cilat, siç thotë ajo, me vendimet e veprimet e tyre po dështojnë në mënyrë sistematike.

“Për të shprehur tronditjen dhe mbështetjen të gjitha viktimat e krimit që po ndodhin në vend. Më tronditëse kur brenda pak ditësh i kemi dy viktima nga bashkëshortët e tyre. Ky duhet të jete alarmi i fundit i shtetit dhe shoqerinë tonë”, tha Deliu Kodra.

“Nuk kemi mundur të qendrojmë duarkryq e indiferent, prandaj PDK në mënyrë urgjente ka parashtruar mocionin për interpelancë me Kryeministrin për të vënë para përgjegjësisë institucionet qeveritare të cilat me vendimet dhe veprimet e tyre po dështojnë në mënyrë sistematike për të ofruar sigurinë juridike për qytetarët e Kosovës, për gratë dhe vajzat e këtij vendi, por dështojnë për të ofruar mbrojtjen e jetës, të shendeti të trupit të vajzave dhe grave të Kosovës.

“Siç e dini, vendi ynë cdo ditë e me shumë po shënon vrasje të reja, vrasjet e krimet e tjera si sulmet seksuale, dhunimet e ngacmimet jane fenomene në rritje, por edhe ngjarje tronditëse të cilat duhet të përbëjnë alarm serioz për shoqërinë, institucionet e vendit dhe mbarë Kosovën”.

“Është e papranueshme që këto krime po ndodhin në bazë të përditshme ose javore, janë tronditëse për secilin nga ne, prandaj të shokuar nga kjo vrasje e cila ndodhi mbrëmë, PDK kemi vendosur që të ftojmë në interpelance kryeministrin dhe ministrat përgjegjës, pasi konsiderojmë që shteti ka përgjegjësi për këto raste të cilat janë raste të renda të vrasjeve”.

Deputetja e PDK-së tha se rasti i mbrëmshëm i vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë ishte dështim i shtetit.

“Rasti i djeshëm i H.M nga bashkëshorti, ishte krim makabër dhe dështim i shtetit, ku në duart e tij humbi jetën brenda objektit të QKUK-së një grua e cila po priste të sillte në jetë fëmijën e saj, pra Magashi edhe pse kishte urdhër mbrojtje nga gjykata, institucionet e sigurisë dështuan që t’i ofrojnë mbrojtje dhe të sigurojnë jetën e saj”, tha ajo.

Rashit Qalaj, deputet i PDK-së në konferencën për media i ka shprehur ngushëllime familjes së 35-vjeçares së vrarë mbrëmë nga ish-bashkëshorti, Sokol Halili.

Ai tha se viktima është dashur të mbrohet nga institucionet e Kosovës duke qenë se ka pasur urdhër-mbrojtje nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

“Shprehim shqetësimin tonë për mos efikasitetin e institucioneve të sigurisë, në këtë rast te policisë së Kosovës me rastin e fundit ku viktima është dashur te mbrohet nga institucionet e Kosoves meqenëse ka pasur urdhër mbrojtje nga Gjykata Themore në Ferizaj. PDK tërë kohën është duke bere thirrje që institucionet e vendit të forcojne institucionet tona të sigurise dhe drejtësisë të bëjnë të pamundurën që ato nga kapaciteti operacional të jenë me efikase e të përgatitura, e kjo bëhet kur PoliciseKosoves nuk i ndërhyhet. Ne kemi bërë thirrje që policia sa më shpejt të ketë Drejtorin e saj, dhe ende s’ka përgjigjja nga Ministria e Brendshme pse po zvarritet”, tha Qalaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat