Ardian Gjini konfirmon takimet në Zvicër: Nuk ishin sekrete

Aktuale

Ardian Gjini konfirmon takimet në Zvicër: Nuk ishin sekrete

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 14:27
Ardian Gjini, nënkryetari i AAK-së dhe ish-anëtari i ekipit negociator të Kosovës në vitet 2006-2007

Përfaqësues nga Kosova kanë marrë pjesë në një takim me përfaqësues të Serbisë në Zvicër. Për takimin e zhvilluar në mes të nëntorit raportoi këto ditë mediumi zviceran, NZZ am Sonntag.

Ardian Gjini, nënkryetari i AAK-së dhe ish-anëtari i ekipit negociator të Kosovës në vitet 2006-2007, tha për median se takime të tilla “mbahen për shumë vite”. Ato, thotë ai, “nuk janë takime negociuese”.

“Janë takime të cilat mbahen për shumë vite. Edhe pjesëmarrësit kanë qenë të ndryshëm, nga të gjitha partitë parlamentare të Kosovës dhe Serbisë. Asnjëherë nuk kanë qenë sekrete. Në fakt nuk janë takime negociuese. Është spektakularitet i kotë”, tha Gjini.

Ai përmendi rregullin Chatham House për takime të tilla joformale, të cilat tha se i mbështet qeveria zvicerane.

“Rregulla Chatham House nënkupton moscitim të njeri-tjetrit e jo fshehtësi të diskutimeve. Qeveria Zvicerane e mbështet CIG për mbajtjen e takimeve joformale diskutuese”, tha Gjini.

Sipas mediumit serb, Kosovo Online, më 11 dhe 12 nëntor, Këshilli për Qeverisje Gjithëpërfshirëse (CIG) ka organizuar një takim joformal me përfaqësues të partive parlamentare të Kosovës dhe të Serbisë “për të shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet në të ardhmen dhe për të zgjidhur cështjet urgjente”.

Raportohet se në këtë takim Serbia është përfaqësuar nga Nemjana Staroviq, Sanda Raskoviq Iviq, Branko Ruzhiq, Gjorgje Paviçeviq, ndërsa Kosova është përfaqësuar nga Mimoza Kusari e LVV-së, Lutfi Haziri i LDK-së dhe Ardian Gjini i AAK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat