Ministrja Haxhiu zbulon se me burrin i kanë të ndara punët në kuzhinë

Aktuale

Ministrja Haxhiu zbulon se me burrin i kanë të ndara punët në kuzhinë

Më: 1 janar 2023 Në ora: 08:42
Albulena Haxhiu dhe burri i saj

Tash e gati dy vjet, Albulena Haxhiu drejton Ministrinë e Drejtësisë.

Mes punëve të shumta që kërkon ky dikaster, ajo gjen kohë edhe për tre fëmijët e saj – familjen në përgjithësi.

Në një intervistë ndryshe, ministrja Haxhiu ka treguar se ndonëse vitin e parë si drejtuese e këtij dikasteri e ka pasur të vështirë pasi ishte shtatzënë, pasditet tash i kalon me më të dashurit e saj.

“Në vitin e parë të qeverisjes ka qenë periudha më e vështirë, shto këtu faktin që në një pjesë isha shtatzënë ndërsa pjesën tjetër Andrra ishte shumë e vogël.  Tani, duke pasur parasysh që shumë prej reformave i kemi adresuar në Kuvend, është më e menaxhueshme dhe kam kohë edhe për veten dhe që pasditet t’i kaloj me familjen time”, tha ajo.

Poashtu, Haxhiu tregoi si e kalon vikendin.

“Jo çdo vikend jemi të lirë nga puna por kur nuk kam angazhim, merrem krejt kohën me fëmijët, dalim, bëjmë aktivitete bashkë, pastrojmë etj”, u shpreh ministrja.

Pos kësaj, ajo ka folur edhe për pjesën e kuzhinës, duke zbuluar se nuk është edhe aq profesioniste, megjithatë bashkëshorti i saj Albani, po.

“Në ushqim, unë jo dhe aq por Albani po. Unë mendoj që jam e mirë në gatim të ëmbëlsirave prandaj edhe i kemi ndarë punët”, shtoi Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat