Edhe një mjek e lë punën në QKUK

Aktuale

Edhe një mjek e lë punën në QKUK

Më: 5 janar 2023 Në ora: 12:42
Dukagjin Zogaj

Alergologu dhe Imunologu Dukagjin Zogaj, e ka lënë punën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Doktori Dukagjin Zogaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si specialist në Klinikën e Alergologjisë në Qendrën Klinike Universitare.

Zogaj e ka konfirmuar dorëheqjen e tij nga SHSKUK-ja, por ai nuk i ka treguar arsyet që kanë çuar deri në largimin e tij disa vite para pensionimit.

“Dorëheqja ka të bëjë vetëm me arsye personale”, ka thënë doktori Dukagjin Zogaj për Demokracia.

Në këtë klinikë para disa kohe e ka lënë punën edhe alergologia Prof. Luljeta Ahmetaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat