Memli Krasniqi pret në takim Arben Taravarin, diskutojnë për zhvillimet në Kosovë e Maqedoni

Aktuale

Memli Krasniqi pret në takim Arben Taravarin, diskutojnë për zhvillimet në Kosovë e Maqedoni

Më: 10 janar 2023 Në ora: 12:30
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari,  i cili njëherit është edhe kryetar i Komunës së Gostivarit.

Krasniqi ka thënë se në këtë takim diskutuan për gjendjen aktuale politike, zhvillimet në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, si dhe rolin e faktorit politik shqiptar atje.

“Kisha kënaqësinë që, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë, ta takoj kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, mikun tim Arben Taravari, njëherit kryetar i Komunës së Gostivarit, të cilin e mirëprita në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në këtë takim diskutuam për gjendjen aktuale politike, zhvillimet në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, si dhe rolin e faktorit politik shqiptar atje.

Folëm edhe për planet dhe objektivat që mëtojmë t’i përmbushim përgjatë këtij viti, si dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy partive dhe dy vendeve. PDK mbetet përherë e përkushtuar në kultivimin e raporteve tona të mira vëllazërore”, ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat