Haradinaj reagon pas ndarjes nga jeta të Sebahajdin Cena “Ishte zëri intelektual dhe çlirimtar i Kosovës në ditët më të vështira”

Aktuale

Haradinaj reagon pas ndarjes nga jeta të Sebahajdin Cena “Ishte zëri intelektual dhe çlirimtar i Kosovës në ditët më të vështira”

Më: 13 janar 2023 Në ora: 13:48
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të profesorit dhe atdhetarit Sebahajdin Cena.

Haradinaj ka thënë se profesori Sebahajdin Cena ishte zëri intelektual dhe çlirimtar i Kosovës në ditët më të vështira.

“Ai ishte zëri intelektual dhe çlirimtar i Kosovës në ditët më të vështira. Me vargjet e poetëve shqiptarë u jepte zemër ushtarëve të UÇK-së, të etur për lirinë e vendit”, ka shkruar Haradinaj.

Reagimi i plotë i Haradinajt:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e intelektualit dhe atdhetarit të madh, Prof. Dr Sebahajdin Cena!

Ai ishte zëri intelektual dhe çlirimtar i Kosovës në ditët më të vështira. Me vargjet e poetëve shqiptarë u jepte zemër ushtarëve të UÇK-së, të etur për lirinë e vendit.

Trimëria dhe vendosmëria e tij deri në vetëmohim, do të kujtohet gjithmonë në historinë tonë kombëtare.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Cena, bashkëluftëtarëve dhe gjithë qytetarëve të Rahovecit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat