Kurti dhe zv.kryeministri italian diskutuan për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, siguri e mbrojtje

Aktuale

Kurti dhe zv.kryeministri italian diskutuan për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, siguri e mbrojtje

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 09:37
Albin Kurti dhe Antonio Tajani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Zëvendëskryeministrin, njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani gjatë Konferncës së Sigurisë në Mynih.

Ai e falënderoi zëvendëskryeministrin Tajani për mbështetjen e Italisë, bashkëpunimin e afërt ndër vite dhe kontributine vazhdueshëm për demokratizim dhe zhvillim të Ballkanit Perëndimor.

“Diskutuan për mënyrat e thellimit të marrëdhënieve ekonomike dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Italisë. Gjithashtu folën për mundësitë që Kosova ofron për investitorët e huaj, përkatësisht Italian dhe për përfitimet që mund të sjellë për të dy vendet forumi ekonomik italian në Kosovë, e i cili pritet të organizohet gjatë këtij viti”, ka thënë Kurti thuhet në komunikatë.

Përveç bashkëpunimit në rrafshin ekonomik, biseduan edhe për format e bashkëpunimit bilateral në fusha tjera si ajo e sigurisë dhe mbrojtjes.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe për procesin e dialogut dhe për propozimin evropian që krahas Gjermanisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbështetjen edhe të Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat