​Mehaj dhe Savola flasin për synimet e përbashkëta për anëtarësim në NATO

Aktuale

​Mehaj dhe Savola flasin për synimet e përbashkëta për anëtarësim në NATO

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 13:23
​Mehaj dhe Savola

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur sot ministrin e Mbrojtjes në detyrë të Finlandës, Mikko Savola, me të cilin ka diskutuar rreth situatës aktuale gjeopolitike, impaktit të agresionit rus në Ukrainë, si dhe situatën e sigurisë në Kosovë, bashkëpunimin me KFOR-in, e po ashtu për synimet e përbashkëta për anëtarësim në NATO.

Mehaj ka shkruar në Facebook se temë diskutimi ishte edhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë, trajnimet e përbashkëta dimërore ndërmjet dy forcave, dhe shkëmbimi i përvojës së Ushtrisë Finlandeze, sa i përket konceptit të rezervës vullnetare, që së shpejti do të jetë formë e shërbimit edhe në ushtrinë tonë.

“Ministrin në detyrë e njoftova për zhvillimin e FSK-së, implementimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit, si dhe gatishmërinë tonë për të ofruar gjithë ndihmën e mevojshme në misonet e NATO-s, ashtu siç kemi vepruar duke asistuar në operacionin për evakuimin e refugjatëve afgan, si dhe ofrimin e trajnimeve për ushtarakët ukrainas.

E ritheksova edhe një herë se synimi ynë është që të ofrojmë kontributin tonë në sigurinë e përgjithshme, andaj anëtarësimi në NATO, është objektivi ynë më i rëndësishëm. Në anën tjetër, ministri në detyrë Savola, vlerësoi lartë bashkëpunimin e FSK-së me KFOR-in dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunimin në një situatë kur synimi për anëtarësim në NATO, dhe ruajtja e stabilitetit e paqes mbeten përpjekjet kyçe të angazhimit ditor. Finlanda është shteti ynë mik me të cilët ndajmë vlerat demokratike, andaj bashkë jemi më të fortë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat