Reshje bore nga e diela në Ballkan, a preket Kosova?

Aktuale

Reshje bore nga e diela në Ballkan, a preket Kosova?

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Reshje të dendura bore do të përfshijnë të dielën në mbrëmje shumë pjesë të Bosnjës dhe Hercegovinës, veriut të Malit të Zi, Kroacisë, Sllovenisë dhe Serbisë jugperëndimore, ndërsa siç ka ndodhur rëndom gjatë këtij dimri temperaturat e larta dhe rrymimet ajrore nga jugu nuk do të “lejojnë” që të kemi reshje bore edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore.

Sipas MeteoBallkan, reshjet e borës do të paraqiten në viset malore, ndërsa shkurtimisht mund të paraqiten edhe në vise paksa më të ulëta në veri të Kosovës, por kjo është gjendja aktuale, ndërsa gjatë javës së re do të ketë shanse depërtimin e temperaturave më të ulëta më në jug të rajonit nëse e lejon sinoptika.

Në rajon reshjet e borës do të jenë të dendura dhe do të paraqesin problematika të mëdha ngase bora do të jetë e rëndë dhe me shumë lagështi.

Sasia e borës në Ballkan nga e diela e tutje.

Për shkak të gjendjes mjaft dinamike në atmosferë ndryshime do të ketë dhe të shpresojmë që ndryshimet të jenë në favor të borës edhe në territoret tona.

Për çdo ndryshim eventual do të njoftoheni me kohë në portimet tona të përditshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat