Njërin djalë e humbi ditën e Bajramit, tjetri vuan nga epilepsia. Familja Namani kërkon ndihmë

Aktuale

Njërin djalë e humbi ditën e Bajramit, tjetri vuan nga epilepsia. Familja Namani kërkon ndihmë

Më: 6 mars 2023 Në ora: 06:52
Familja Namani

Karrocën e mbajnë në hyrje të ndërtesës.

E në katin e fundit, shtruar në dërrasa, jeton familja gjashtë anëtarëshe Namani.

Jetesën e vështirë në Prishtinë ua ka rënduar edhe më tepër gjendja shëndetësore e djalit, Lorikut.

Ai vuan nga sëmundja e epilepsisë dhe është i palëvizshëm në njërën pjesë të trupit.

“Me një pension jetojmë, ky hala është në pampers, ka terapi të shtrenjtë. Është e vështirë, qashtu qysh të qëllojmë, në paçim mirë, s’patëm, po duhet me u gjend diqysh”, tha Nysret Namani.

Por ai është sprovuar edhe me humbjen e djalit tjetër, i cili po ashtu ishte i palëvizshëm.

“Shumë pak kemi punuar kush na ka thirrë kështu. E kam djalin të sëmur, edhe atë tjetrin e kam pasë pa lëvizë, deri në katër vjet. Para gjashtë muajve ka vdes, ka qenë i palëvizshëm, në ditë Bajrami më ka vdekur…”, u shpreh ai.

Ndërkaq gruaja, Shemsia ka një thirrje për të gjithë vullnetmirët.

“Nëse ka mundësi dikush me na ndihmu, me një pension, socilin na kanë ndalë. S’kemi të ardhur kurrëkund, fëmijët në shkollë, këta po lypin ja veshje, ja kokrrat, s’po na dalin. Vështirë, vështirë është…”, tha Shemsie Shabani.

Nysreti e Shemsia me dy vajzat e dy djemtë jetojnë në lagjen ‘’Kodra e Trimave’’ në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat