Feraj: Falënderimi i takon Albinit

Aktuale

Feraj: Falënderimi i takon Albinit

Më: 21 mars 2023 Në ora: 12:50
Hysamedin Feraj

Këshilltari politik i kryeministrit, Albin Kurti, Hysamedin Feraj, ka lartësuar si asnjëherë ndokush më parë kryeministrin e vendit.

Feraj, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ka shprehur nervozë nga kritikat që po i bëhen për “Zajednicën”.

“Nuk thoshin kot “Albini i bën të gjithë më të mirë”! Tani të gjithë janë bërë aq patriotë, aq kundër Zajednicës, sidomos Lumiri, Memli, dhe grenellistët, sa le të tradhtojë kur të dojë Albini, ata nuk lënë as mizën të kalojë nga Serbia në Kosovë, e lëre më ndonjë propozim i saj në dëmin tonë! Madje edhe sikur kiameti të bëhet!”, shkroi ai.

Këshilltari i Kurtit pati një formë të çuditshme madhërimi për këtë të fundit.

“Dhe kishte skeptikë që thoshin se me 14 shkurt nuk ka ndodh ndryshmi! Falenderimi i takon Albinit”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat