Avdiu: Të kthehen drekat, darkat dhe iftaret e shtëpiave

Aktuale

Avdiu: Të kthehen drekat, darkat dhe iftaret e shtëpiave

Më: 5 prill 2023 Në ora: 23:34
Ekrem Avdiu

Imami, Ekrem Avdiu në emisionin “Fanari” kushtuar muajit të Ramazanit ka folur për rëndësinë e mbajtjes së lidhjeve farefisnore.

Avdiu ka lidhjet farefisnore mbahen të forta përmes vizitave, megjithatë sipas tij kohëve të fundit këto vizita janë zbehur në shoqërinë tonë.

“Mendoj gjithashtu se edhe komunikimi social e ka ushtruar një ndikim negative fatkeqësisht në zbehjen e vizitave fizike në mes të afërmve për shkak se thotë ne dëgjohemi në telefon, nganjëherë shihemi edhe me pamje. Por, kjo nuk e zëvendëson, nuk e zë vendin e një vizite familjare në të cilën ti me familjen tënde shkon tek i afërmi yt dhe të gjithë së bashku pastaj e dëgjojnë një bisedë, e pinë nga një çaj apo nga një kafe, e përjetojnë një atmosferë të ngrohtësisë dhe të afërsisë familjare të cilën as komunikimi social e as çfarëdo qoftë tjetër nuk e kompenson në asnjë mënyrë”, u shpreh Avdiu.

Ai më tej tregoi se sa shpesh duhet të vizitohen të afërmit, ndërsa tregoi edhe kur duhet të ngritet alarmi për mungesë të vizitave.

“Ne si muslimanë e kemi një motiv shtesë që lidhjet farefisnore t’i mbajmë me një formulë të mirëfilltë të funksionimit, as të mos e teprojmë me vizita se nganjëherë njeriu mund të bëhet i bezdisshëm nëse shkon kohë e pakohë, por edhe as të mos i shkëpusim fare ato. Ndoshta do të duhej të mbetej një limit i poshtëm nën të cilin nuk bën me ra, puna e vizitave të Bajramit. Do me thënë ka farefis që së paku për Bajram duhet me i vizitu. Nëse edhe kjo mungon, atëherë duhet të ngritet alarmi. Por, afërsia, familja më e afërt duhet të vizitohet më shpesh”, sqaroi Avdiu.

Sipas imamit nga Mitrovica derisa “në të kaluarën ka pasur më tepër varfëri dhe fukarallëk, por edhe ngrohtësia ka qenë më e madhe”. Tash thotë ai, njerëzit janë bërë më të vetëmjaftueshëm, pasi jeta ka avancuar në një standard material shumë më të lartë, por sipas tij, “duket zemrat e njerëzve janë ngushtuar”.

Avdiu tha se njerëzit janë bërë më koprracë. Ai tha se sot edhe nëse ftohen nëpër dreka e darka ose edhe në iftare të Ramazanit, këtë e bëjnë nëpër restorante. Por, sipas tij duhet të kthehet tradita e drekave e darkave dhe iftareve nëpër shtëpi.

“E që gjithësesi do të duhej të ndërrohej kjo praktikë, të kthehen drekat darkat dhe iftaret e shtëpijave, të familjeve të sofrave. Për arsye të gjitha ato zonjat e shtpëijave dhe ato familje në përgjithësi kanë nevojë për gjithë atë berqet që mysafirët luten zakonisht kur gostiten “Zoti ju dhashtë bereqet”, e atë bereqet leje në shtëpi. Mendoj se nganjëherë po bëhemi pengje të trendeve. Nëse po bëhet një aheng në filan vendin, po bëjmë hygjym të gjithë atje, por mendoj që duhet t’i kthejmë gostitë dhe ahengjet në shtpëpi… Duhet t’i shlirojmë zemrat sepse na janë ngushtuar dhe e shohim se përjetimi është shumë më i mirë në mabientet familjare”, u shpreh më tutje Avdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat