Abazoviq në takim me krerët e Devolli Corporation, i prezantohen të arriturat e saj

Aktuale

Abazoviq në takim me krerët e Devolli Corporation, i prezantohen të arriturat e saj

Më: 15 prill 2023 Në ora: 21:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Rrugën për në Mal të Zi nuk mund ta merrte pa u ndalur tek firma taksapaguese dhe prodhuese më e madhe jo vetëm në Kosovë, Devolli Coporation.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është brenda në takim me drejtuesit dhe themeluesit e Devolli Corporation.

Aty, përveç diskutimeve që po bëhen për korporatën dhe po jepen detaje për historikun e saj, po ashtu u vizualizua edhe evoluimi dhe rritja e kompanisë Devolli nga themelimi e deri më sot.

Kjo është ndalesa e fundit e Abazoviqit në Kosovë, pra pikërisht në Devolli Corporation. Ndërsa, gjatë vizitës së tij në vend, Abazoviq u takua edhe me krerët shtetërorë por edhe liderët opozitarë.

Krejt në fund të vizitës së Devolli Corporation, nikoqiri i Abazoviqit, Shkëlqim Devolli do të shtrojë një iftar për kryeministrin nga Mali i Zi.

Kujtojmw se Devolli Corporation është kompani lidere në fushën e biznesit, produktet e së cilës eksportohen në tregun evropian dhe atë amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat