Krasniqi: Demokracia nuk është në kundërshtim me islamin

Aktuale

Krasniqi: Demokracia nuk është në kundërshtim me islamin

Më: 19 prill 2023 Në ora: 18:40
Milazim Krasniqi

Profesori i Milazim Krasniqi ka bërë me dije se demokracia nuk është në kundërshtim me fenë islame.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se islami garanton të gjitha të drejtat që garanton edhe demokracia.

Sipas tij, pa demokraci myslimanët nuk mund t`i gëzojnë mirësitë e fesë së tyre.

“Demokracia nuk është në kundërshtim me Islamin. Kur e ka secili njeri lirinë e fjalës, të drejtën e votës dhe lirinë nga frika, ajo gjendje është shumë më afër Islamit, se sa gjendja me regjimet teokratike e tiranike, ku shtypet brutalisht liria e fjalës, ku nuk ka vullnet të lirë të qytetarit dhe ku sundon terrori. Pa e fituar demokracinë, aty ku ajo u mungon, muslimanët anekënd botës, nuk do të mund ta gëzojnë plotësisht as mirësinë dhe mrekullinë e Islamit”, ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat