​Szunyog takon Hoxhën, zotohen për avancim të bashkëpunimit

Aktuale

​Szunyog takon Hoxhën, zotohen për avancim të bashkëpunimit

Më: 25 prill 2023 Në ora: 18:13
Foto nga takimi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka takuar ambasadorin Tomáš Szunyog, shef i Zyrës së BE-së në Kosovë me bashkëpunëtorët e tij.

Policia ka njoftuar se Szunyog uroi Hoxhën për marrjen e detyrës së re si drejtor i PK-së.

“Në takim u diskutuan çështje të rëndësishme për PK-në dhe zyrën e BE-së dhe të dy palët u zotuan për avancim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes për Policinë e Kosovës dhe zyrën e BE-së në Kosovë”, thuhet në njoftim.

“Sot, me datën 25 prill 2023, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, z. Gazmend Hoxha, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, priti në takim ambasadorin Tomáš Szunyog, shef i Zyrës së BE-së në Kosovë me bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë këtij takimi ambasadori Szunyog uroi z. Hoxha për marrjen e detyrës së re si drejtor i PK-së.

Në takim u diskutuan çështje të rëndësishme për PK-në dhe zyrën e BE-së dhe të dy palët u zotuan për avancim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes për Policinë e Kosovës dhe zyrën e BE-së në Kosovë”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat