“Hyxhym me ia nxi fytyrën kunatës tënde, thuajse ajo u dashka patjetër me t’ba Sulltan”/ Lajçi i reagon kunatit të Haxhiut që vendosi ta lëshojë Kosovën

Aktuale

“Hyxhym me ia nxi fytyrën kunatës tënde, thuajse ajo u dashka patjetër me t’ba Sulltan”/ Lajçi i reagon kunatit të Haxhiut që vendosi ta lëshojë Kosovën

Nga: M.L. Më: 28 prill 2023 Në ora: 12:31
Çun Lajçi

Ish-ushtari i UÇK-së dhe aktivisti politik i Lëvizjes Vetëvendosjes, Dardan Krasniqi njoftoi dje se është detyruar që ta lëshojë vendlindjen e tij për të gjetur jetë më të mirë në mërgim.

Ai ka bërë të ditur se do të fluturojë drejt Finlandës. Krasniqi u paraqit i përlotur nëpër televizione duke shprehur dëshpërimin për jetën në Kosovë.

“Ky është çmimi që duhet ta paguajmë për ta mbajtur ballin lart e kurrizin drejtë”, ka thënë Krasniqi, i cili është edhe kunati i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Largimi i Krasniqit mori reagime të shumta në opinion.

Për këtë rast ka reaguar edhe aktori Çun Lajçi, porse ai nuk ka shprehur dhembshuri për Krasniqin.

Ai ka shkruar se Krasniqi po e lëshon vendin me dëshirë dhe po kërkon një “kafshatë më të lehtë”.

Lajçi ka kujtuar se në mesin e të papunëve në Kosovë është edhe djali i tij, ndërsa ka theksuar se Krasniqi po largohet nga inati dhe me qëllim që “t’ia nxijë fytyrën” ministres Albulena Haxhiu që e ka kunatë.

Postimi i plotë:

Kërkoj falje për kët reagim!

Ti lum miku merr rrugë prej qejfit, jo prej zorit, (qyshë kanë ikë kombasit tu prej shkjaut)!

Ti nuk e kërkon kafshatën e bukës, (si shumë të tjerë që s’kan gjetë punë n’atdheun e vet), por merr rrugë për nji kafshatë ma shumë e ma t’leht e ma t’ambël!

Ti s’je si djali im i pa punë që 38 vjet, (që jeton me mua dhe kurrë s’e muer biletën pa kthim për Evropë), por si duket t’ka ra n’krye inati e xhelozia e hyxhym me ia nxi ftyrën kunatës tande, (unë po nisëm për gyrbet) thuese ajo u dashka pa tjetër me t’ba Sulltan, n’atdheun ku mia të tjerë janë si ti!

Kjo nuk të ban nder ty s’parit e aq ma pak ia përulë krenarinë e punën e ndershme minstrës, alias kunatës tande!

Nuk ka punë me proteksion lum miku!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat