Haziri: Gjysma e qeverisë thotë ka Asociacion, gjysma s’ka

Aktuale

Haziri: Gjysma e qeverisë thotë ka Asociacion, gjysma s’ka

Më: 30 prill 2023 Në ora: 21:36
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka folur edhe njëherë rreth çështjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ai e ka thumbur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Haziri tha se rreth kësaj çështje gjysma e qeverisë thotë se ka Asociacionit, gjysma tjetër s’ka.

“Madje për Asociacionin, kryeministrit Kurti do t’i paraqitet draft-statuti i këtij mekanizmi pa e takuar grupin punues të Kosovës, pa e ditur përbërjen sipas tyre të këtij grupi punues dhe pa e ditur se çka kanë punuar, dhe në çfarë niveli ka mbërri niveli i këtij draft-statuti”, tha Haziri.

Numri dy i LDK-së theksoi se me “Marrëveshjen e Ohrit”, Kurti u mundua ta kamuflojë si ndryshim i marrëveshjes 2013-2015.

Më 2 maj, kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Në këtë takim, Kurti dhe Vuçiq, pritet të diskutojnë për draft-statutin e Asociacionit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat