Zeqiri thotë se për Asociacionin në rastin e Kosovës, vështirë të gjendet praktikë evropiane

Aktuale

Zeqiri thotë se për Asociacionin në rastin e Kosovës, vështirë të gjendet praktikë evropiane

Më: 3 maj 2023 Në ora: 22:56
Adrian Zeqiri

Opinionisti Adrian Zeqiri, ka thënë sonte se nuk është e lehtë të gjendet një model evropian për mënyrën siç kërkohet themelimi i asociacionit për rastin mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai në Rubikon sqaroi se modele ka të mjaftueshme, megjithatë jo për mënyrën gjithëpërfshirëse, siç orientojnë marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.

”Mbrëmë u bë e qartë se zgjedhja për çështje të statutit do të bazohet në praktikat evropiane, të bashkëpunimit ndërkomunal, edhe pse është vështirë të gjenden praktika evropiane të një modeli siç po kërkohet të themelohet në Kosovë”.

Nuk ka praktika evropiane?

”Jo, ka praktika evropiane për çështje të caktuara”.

”Për çështje të arsimit, është praktika gjermano-daneze, ku është një ”Asociacion” nëse mund të quhet i tillë, ku qeveria daneze, e mbështet atë asociacion, e ai asociacion i mbështetë shkollat publike gjermane në gjuhën daneze, e ku bashkfinancojnë me qeverinë gjermane. Mirëpo kjo është për një çështje të caktuar siç është arsimi”.

”Për një bashkëpunim gjithëpërfshirës që kërkohet asociacioni, së paku sipas marrëveshjeve të para 2013/2015 është vështirë të gjendet një praktikë evropiane”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat