Befason AAK, publikon emrin e kandidatit për kryetar të Obiliqit

Aktuale

Befason AAK, publikon emrin e kandidatit për kryetar të Obiliqit

Më: 22 maj 2023 Në ora: 18:24
Foto nga takimi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim udhëheqjen e degës së këtij subjekti politik në Obiliq.

Haradinaj ka bërë të ditur se me besimin e kryesisë së degës së AAK-së në Obiliq, Agim Preniqi nominohet kandidat për kryetar të kësaj komune. 

“Në selinë qendrore të Aleancës, së bashku me kolegët nga dega e Obiliqit në krye me kryetarin e degës, z. Ali Krasniqi, biseduam për aktualitetin politik dhe për zhvillimet në këtë degë me rëndësi të madhe për AAK-në”.

“Në këtë takim, z. Agim Preniqi mori besimin e kryesisë së degës së AAK-së në Obiliq për t’u nominuar kandidat për kryetar komune në këtë qytet në zgjedhjet e ardhshme lokale. Kolegu Preniqi ka një përvojë të admirueshme menaxheriale në sektorë të ndryshëm”,
ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat