Minxhozi deklarohet për titrimin e serialit nga Kosova: Një pakujdesi jo dashakeqe

Aktuale

Minxhozi deklarohet për titrimin e serialit nga Kosova: Një pakujdesi jo dashakeqe

Më: 24 maj 2023 Në ora: 21:44
Qemal Minxhozi

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi ka folur për debatin e nxitur nga vendimi i televizionit Top Channel për ta titruar serialin kosovar “Rrushe”.

Minxhozi në fillim të intervistës është pyetur me shaka nëse ka nevojë të titrohet gjatë bisedës, por ka thënë se s’është e nevojshme diçka e tillë meqë shqiptarët dita ditës merren vesh shumë më shumë me njeri-tjetrin.

“Merremi vesh patjetër. Një debat do të thoja.. nuk është një shqetësim real. Ne mes vete merremi vesh çdo ditë e më mirë. Mund ta quaj një pakujdesi jo dashakeqe, për çfarë është shfaqur, por e panevojshme. Diçka e eveitueshme, por besoj që është e paqëllimshme, por pjesë e një kanali televiziv që ka popullaritet në Kosovë”, ka thënë Minxhozi.

Ai shton se edhe vetë është habitur kur ka dëgjuar për diçka të tillë, por thotë se janë gjëra të cilave s’duhet kushtuar shumë vëmendje.

“Kur ma thanë, edhe unë shpreha një habi. Por janë gabime që s’duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje”, ka shtuar tutje Minxhozi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat