Aliu: Nuk do të ketë autostradë të Dukagjinit

Aktuale

Aliu: Nuk do të ketë autostradë të Dukagjinit

Më: 25 maj 2023 Në ora: 22:52
Liburn Aliu

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu bën të ditur se nuk do të ketë autostradë të Dukagjinit, por vetëm zgjerim të rrugës.

“Tash jemi duke punuar intensivisht, mungesat, problemet e vitit 2022, janë duke u rikuperuar, dhe besoj që kjo është situata.

Nuk mund të bëjmë më tepër për pjesën e Dukagjinit, përpos që kemi filluar projektin e zgjerimit të rrugës nga Istogu, përpos që mund ta bëjmë rrugën e Pejës, që të punojmë për pjesën e Gjakovës…nuk do të ketë autostradë, do të ketë zgjerim të rrugës”, theksoi Aliu.

Ndërtimi i autostradës së Dukagjinit ka qenë projekt i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat