Mentor Hyseni propozohet për kryesues të Bordit të AKP-së

Aktuale

Mentor Hyseni propozohet për kryesues të Bordit të AKP-së

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 12:02
AKP

Qeveria e Kosovës e ka propozuar Mentor Hysenin, ish-kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, për ushtrimin e pozitës së kryesuesit të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Propozimi i qeverisë i është përcjell Kuvendit të Kosovës për miratim. Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti tha se Hyseni është ekspert me përvojë në institucione.

Ai pritet ta zëvendësojë Nazmi Mikullovcin, ish-kryetarin e Bordit të AKP-së, i cili ndërroi jetë para disa muajve.

“Para disa muajve e kemi humbur të ndjerin Nazmi Mikullovci. Andaj sot, në pozitën që e mbante z. Mikullovci, i propozohet kuvendit emërimi i anëtarit aktual të bordit, z. Mentor Hyseni”, tha Kurti.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat