Çun Lajçi: Çohu Albin e ik për Tiranë, Rama ka një siklet, ky din diçka

Aktuale

Çun Lajçi: Çohu Albin e ik për Tiranë, Rama ka një siklet, ky din diçka

Nga: P.R Më: 13 qershor 2023 Në ora: 21:00
Çun Lajçi dhe Albin Kurti

Aktori i njohur, Çun Lajçi, përmes një postimi në facebook i është drejtuar me një mesazh kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas anulimit të mbledhjes së përbashkët mes dy qeverisë, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Rama ka nji siklet, dhe kjo s’anashkalohet, por duhet nji orë e ma parë t’fluturosh për Tiranë, ti e Mehaj e Gërvalla! Ky ka nji hall! Ky din diçka edhe pse neve mund t’na duket i çmendun, apo i shitun, apo i blemë nga Serbi e nga Greku! Çohu Albin”, ka shkruar Lajçi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Albin Kurti

Dua me folë me ty ashtu siç po ma ndjenë zemra e si po ma sheh syni Kryeministrin e Shqipërisë, që po flet në Klan neës!

Rama ka nji siklet, dhe kjo s’anashkalohet, por duhet nji orë e ma parë t’fluturosh për Tiranë, ti e Mehaj e Gërvalla!

Ky ka nji hall! Ky din diçka edhe pse neve mund t’na duket i çmendun, apo i shitun, apo i blemë nga Serbi e nga Greku!

Çohu Albin.

Ik për Tiranë dhe fol e fol e fol e mos pusho deri nesër, se fati i kosovarëve nuk digjet për as nji ego por as Mitrovica nuk falet pse don Vuçiqi apo Rama!

Jo! Rama s’asht tue folë kokë n’vete, harroi inatet! Fjala e tij e ka nji bisht mbrapa, prandaj çohu dhe sqarohu, se nuk flitet vetëm me vetvetën!?

Harroi kushtet, se kushtet ia hangrën kryet Milloshit në Rambuje, (ku edhe ti me Adem Demaçin ishit kundër Rugovës)!

- S’ta dua dështimin, por e dua Kosovën ma shumë se ty e së Ramën!

Albin!

- Pse po e kthen Amerikën kundër Kosovës? Pse po e detyron me na vu sanksione?

- Çfaj të kemi o Albin?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat