Kurti: Kam kërkuar reduktim gradual të policëve në objektet e komunave në Veri

Aktuale

Kurti: Kam kërkuar reduktim gradual të policëve në objektet e komunave në Veri

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 12:28
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë që ka kërkuar zvogëlimin gradual të numrit të policëve në objektet e komunave veriore.

Ai tha se për Policinë çdo komunë është e njëjtë, derisa shtoi se “veprimet bëhen duke u bazuar në kushtetueshmëri”.

"Për shkak se ka ekstremistë të dhunshëm, duhet të ketë polici të Kosovës në këto ndërtesa."-tha Kurti.

"Kam kërkuar që gradualisht ta zvogëloj numrin e policëve, por me sundimin e ligjit që bën që policët të përballen me drejtësinë, këtë e kemi propozuar. Për Policinë çdo komunë është e njëjtë, veprimet bëhen duke u bazuar në kushtetutshmërisë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat