Kush është serbi i arrestuar për dyshime se kreu për krime lufte

Aktuale

Kush është serbi i arrestuar për dyshime se kreu për krime lufte

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 16:40
Ilustrim

Dragisa Milenkovic është serbi i arrestuar në Graçanicë nën dyshimet për krime lufte kundër popullsisë civile.

Radio Graçanica ka publikuar emrin e tij. 

Ndërsa, policia njoftoi se ndaj të njëjtit janë siguruar prova për ekzistimin e dyshimit të arsyeshëm se në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë të tjerë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë në cilësi të personave zyrtar (gardian të burgut) në Prishtinë dhe në paralelen e ndarë nga Prishtina konkretisht në burgun e Lipjanit, në mënyrë sistematike, dyshohet se kanë ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë.

“Si rezultat i punës dhe hetimeve intensive Policia e Kosovës, me datën 21.06.2023, në orët e paradites, zonën e Graçanicës, ka ndaluar dhe ka shoqëruar në polici të dyshuarin në fjalë"- shkruan mes tjerash në postimin zyrtar policor..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat