Nga sot Kosova ndalon në kufi vetëm mallrat me origjinë nga Serbia

Aktuale

Nga sot Kosova ndalon në kufi vetëm mallrat me origjinë nga Serbia

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 18:11
ilustrim

Kosova ka ndryshuar “masën e sigurisë” në kufi për maunat me mallrat që transportohen nga Serbia.

Vendimi i ri i institucioneve kosovare ndalon vetëm hyrjen në Kosovë të maunave dhe transportuesve të tjerë me mallra që kanë Serbinë vend të origjinës, sipas reporter.

Ndalesa nuk vlen më për mallrat që kanë origjinën nga vendet tjera, duke u lejuar tashmë që në territorin e Kosovës të mund të hyjnë transportuesit e mallrave përkundër që bartin targa të Serbisë, me kushtin që brenda tyre nuk transportojnë mallra me origjinë nga shteti serb.

Kjo masë, që nga Kosova arsyetohet “për shkaqe sigurie”, vjen pas tensioneve në veri dhe kidnapimit të tre policëve kosovar nga shteti serb.

Nga java e shkuar e deri sot të gjitha maunat me targa të Serbisë pa marrë parasysh origjinën e produkteve nuk kanë qenë të lejuar të futen në Kosovë.

Vendim i ri ka nisur të zbatohet qysh sot, paradite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat