Muhlhauser bën thirrje për vazhdim dialogu

Aktuale

Muhlhauser bën thirrje për vazhdim dialogu

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 14:03
Cathrina Mulhauser

Kompanitë gjermane në rajon kanë vazhduar ta shprehin shqetësimin për tensionet e rritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryetarja e Komitetit për Marrëdhëniet Ekonomike të Evropës Lindore, Cathrina Claas Muhlhauser ka thënë se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë duke i parë me shqetësim të madh.

Ky zhvillim pozitiv është në rrezik.

"Tensionet aktuale mes Kosovës dhe Serbisë po i shikojmë me shqetësim të madh. Po marrim gjithnjë e më shumë kërkesa të shqetësuara nga kompanitë gjermane që janë aktive në Kosovë dhe vendet fqinje. 
Sukseset e arritura dhe investimet e ardhshme në rajon janë në rrezik”-
ka deklaruar ajo.

Tutje ajo ka bërë thirrje që palët të hyjnë sërish në dialog konstruktiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat