Njohja e patentë-shoferëve të Kosovës nga Austria, reagimi i Mandl

Aktuale

Njohja e patentë-shoferëve të Kosovës nga Austria, reagimi i Mandl

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 14:02
Lukas Mandl

Eurodeputeti austriak dhe përfaqësuesi i Kosovës i Partisë Popullore Evropiane dhe negociator i PPE për raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën Lukas Mandl është i kënaqur me njohjen e patentë shoferëve kosovarë në Austri.

Ai shprehet se kjo është e rëndësishme për popullin e Kosovës dhe për shkak të punës sezonale edhe për bujqësinë lokale.

Për këtë njohje tejet të rëndësishme, Mandl është shprehur se:

“Me vendimin e sotëm në Këshillin e Ministrave të vendit, patentë shoferët kosovarë njihen në Austri. Kështu po arrijmë një qëllim të shumëkërkuar në interes të të gjithëve. Arsyet e vonesës natyrisht nuk janë thelbi, por diskriminimi i vazhdueshëm kundër Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare nga një pakicë e vogël e shteteve tjera, këtu përfshihen edhe organizatat relevante për njohjen ndërkufitare të patentë shoferëve. Republika jonë e Austrisë ka qenë shtet partner i Republikës së Kosovës që nga fillimi dhe tani ka arritur t’i njihet patentë shoferi, pavarësisht nga problemet politike të shteteve tjera, kjo është e rëndësishme për qytetarët e Kosovës, por edhe për bujqësinë vendore, sepse puna sezonale kërkon ardhjen dhe largimin e shumë punëtorëve nga Kosova çdo vit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat