Berisha: Hashim Thaçi nuk është njeri i çmendur që refuzoi emërimin e Lajçakut

Aktuale

Berisha: Hashim Thaçi nuk është njeri i çmendur që refuzoi emërimin e Lajçakut

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 23:56
Hisen Berisha

Hisen Berisha, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se çështja e Veriut zgjidhet vetëm me diplomacinë amerikane, duke shtuar se Bashkimi Evropian nuk e ka atë forcë.

AI përmendi emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, duke thënë se Hashim Thaçi “nuk ka qenë njeri i çmendur që ka refuzuar emërimin e tij”.

“Hashim Tha֛i nuk ka qenë njeri i çmendur që ka refuzuar emërimin e Lajçakut e takimin me të”, ka thënë Berisha, duke kërkuar që “të lexohet biografia e Lajçakut”.

Ndërkaq, Berisha tha se Kurti akoma pa i fituar zgjedhjet është takuar me Lajçakun.

Ai po ashtu ka deklaruar se Rusisë “i konvenon konflikti”, duke thënë më pas se Kosova ka nevojë për SHBA-të.

Për këtë, Berisha tha se “nëse Serbia sulmon atëherë merr fund”, duke shtuar se “nuk ka gjasa Serbia ta zhvillojë luftën jashtë territorit të saj”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat