Haxhiu: Projektligji për Këshillin Prokurorial në linjë me standardet evropiane

Aktuale

Haxhiu: Projektligji për Këshillin Prokurorial në linjë me standardet evropiane

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 12:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, në një konferencë për media tha se njëra nga prioritet e Qeverisë është reforma në drejtësi.

Ajo tha se Projektligji për Këshillin Prokurorial është në linjë me standardet evropiane.

“Siç jeni në dijen njëra nga prioritet e qeverisë ka qenë reforma në drejtësi. Deri më tani kemi marr disa veprime që sistemi i drejtësi të jetë i pavarur”.

Një nga reformat ka qenë lufta kundër korrupsionit. Më lejoni që të flas për Projektligji për Këshillin prokurorial nga e cila fuqizohet roli i këshillit”.

Këtë projektligj e kemi bërë me konsultime më organizata e shoqërisë civile dhe akterët të tjerë. Ka pasur disa përkrahje edhe disa e kanë kundërshtuar. Është në linjë me standarde evropiane”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat