Musliu – Shoshi: Kurtit i konvenon që në veri të Kosovës të krijohen trazira

Aktuale

Musliu – Shoshi: Kurtit i konvenon që në veri të Kosovës të krijohen trazira

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 19:12
Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ka interes që të ketë një pjesë të vendit, veçanërisht veriun, në të cilin të krijojnë trazira dhe kriza.

Musliu-Shoshi ka kritikuar veprimet e Kurtit duke i quajtur “metrazha të shkurtë të filmave të tij”.

“Unë mendoj që Albinit i konvenon që të ketë një pjesë të vendit ku gjithmonë krijohen trazira, dhe kjo pjesë e vendit është veriu. Konsideroj që këto janë metrazha të shkurtë të filmave të Albin Kurtit. Sepse çka fitojë Kosova në këta dy muaj, asgjë! Asnjë kërkesë e Kurtit që e ka pasur drejt BE-së dhe kushteve që i ka pasur drejt Serbisë, edhe kushtet që i ka pasur në negociata në dialog, asnjë nuk i është marrë parasysh”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka theksuar se Kurti nuk ka arritur të fitojë diçka konkrete për Kosovën gjatë dy muajve, duke përmendur se asnjë nga kërkesat e tij drejt Bashkimit Evropian apo negociatave me Serbinë nuk është marrë parasysh.

Sipas saj, Kurti ngjallë militantët dhe simpatizantët e tij në patriotizëm, por pastaj pranon dhe zbaton ato që ka kundërshtuar më parë.

“Krejt këto janë filma të metrazhit të shkurtë, që i bën në vendin tonë, ngjallë një patriotizëm tek militantët dhe pastaj kthehet dhe pranon të gjitha ato që ka thënë se nuk i pranon”, ka thënë deputetja e PDK-së.

“Kurti akuzon se të gjitha qeveritë e kaluara kanë bashkëpunuar me Milan Radojiçiq në të kaluarën. Të gjitha këto bashkëpunime për të cilat Kurti ka fakte, janë organet e drejtësisë që mundet me i dorëzu, nuk është platforma në Kuvend që t’i thotë këto fjalë. Nuk ka nevojë që të flas dhe të akuzojë. Të gjitha akuzat që i ka bërë drejt PDK-së deri sot kanë dalë që janë gënjeshtra dhe janë mashtrime, të cilat i ka përdorur për një tru shpërlarje të elektoratit, që ia ka arritur në fakt”, ka deklaruar tutje ajo.

Ndër të tjera, Musliu-Shoshi, ka nxitur votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) të rievaluojnë besimin e tyre ndaj kësaj partie.

Sipas saj, nëse një person është votues i LVV-së dhe e ka votuar atë duke besuar në premtimet për mosbashkëpunim me Listën Serbe ose “çetnike” siç ka thënë ajo e ka quajtur Kurti dikur, atëherë duhet të rishqyrtojë qëndrimin e tij ndaj kësaj partie politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat