Gjykimi “Thaçi dhe të tjerët”, lejohet që bashkëshorti i njërës prej viktimave të marr pjesë në proces në emër të saj

Aktuale

Gjykimi “Thaçi dhe të tjerët”, lejohet që bashkëshorti i njërës prej viktimave të marr pjesë në proces në emër të saj

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 16:55
Thaçi dhe të tjerët

Është lejuar që në gjykimin ndaj ish presidentit-Hashim Thaçit, ish-kryeparlamentarit Kadri Veselit, ish-deputetit Rexhep Selimit dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi të dëshmojë bashkëshorti i mbijetuar i njërës prej viktimave pasi që e njëjta, kishte ndërruar jetë së fundmi.

Ky vendim është marr nga trupi gjykues me rastin e miratimit të kërkesës së avokatit të viktimave. I njëjti është publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.

Në muajin prill të këtij viti ka nisur gjykimi në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”. Në deklarimet e tyre, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, janë deklaruar të pafajshëm përakuzat që iu kundërvihen

Paraqitja e provave ka filluar më 11 prill ndërsa deri tani kanë  dëshmuar 15 dëshmitarë.

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gjithmonë sipas aktakuzës, që të katërt pretendohen të kenë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020,

Në paraqitjet e tyre të para në vitin 2010, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm. Njësoj kanë deklaruar edhe Veseli e Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat