“Ballkoni i Hapur i Qeverisë” për të rinjtë, Kurti: Rreth 250 praktikantë me pagesë janë angazhuar në institucionet qendrore

Aktuale

“Ballkoni i Hapur i Qeverisë” për të rinjtë, Kurti: Rreth 250 praktikantë me pagesë janë angazhuar në institucionet qendrore

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 08:29
Kryeministri, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pritur të martën të rinjtë të cilët janë të angazhuar në institucionet qendrore, që për gjashtë muaj të ndjekin praktikën me pagesë.

Kurti në një postim në Facebook shkruan “se Ballkoni i Hapur i Qeverisë ishte i hapur për të rejat dhe të rinjtë, përfitues nga Programi Praktikë në Qeveri”.

Lexoni të plotë postimin e kryeministrit:

Ballkoni i Hapur i Qeverisë, sonte ishte i hapur për të rejat dhe të rinjtë, përfitues nga Programi “Praktikë në Qeveri”.

Janë afro 250 të rinj, prej tyre rreth 80% vajza, që janë angazhuar në institucione të ndryshme qendrore, nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Financave, e Drejtësisë, e Mjedisit dhe Infrastrukturës e deri te Galeria Kombëtare e Ministrisë së Kulturës e Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Ministrisë së Bujqësisë, që për gjashtë muaj ndjekin praktikën me pagesë.

Ata janë praktikantë në qeverinë tonë, e cila është qeveri e një praktike të re: të shërbimit, barazisë, progresit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat