Raci i drejtohet Qeverisë për tensionet në veri: Kujdes!

Aktuale

Raci i drejtohet Qeverisë për tensionet në veri: Kujdes!

Nga: N. Sh. Më: 24 gusht 2023 Në ora: 15:46
Gazmir Raci

Analisti politik Gazmir Raci, i është drejtuar Qeverisë së Kosovës, që të ketë kujdesë që të mos ndërmarrë asnjë veprim shtesë për de-eskalim në veri të Kosovës, para se të largohen masat e BE-së.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, Kosova e ka bërë të qartë vullnetin e saj për koordinim, me largimin e 25% të policisë dhe hapat e tjerë për përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Postimi i plotë:

Qeveria e Kosovës duhet të kujdeset që të mos ndërmarrë asnjë veprim shtesë për de-eskalim në veri të vendit para se të largohen të gjitha masat e BE-së. Duke pasur parasysh largimin e 25% të policisë dy herë, si dhe hapat e tjerë që përgatitin terrenin për zgjedhjet e parakohshme, Kosova ka bërë të qartë vullnetin e saj për koordinim.

#Kosovë #deeskalim #koordinim #BE #zgjedhje #bashkërendim 🇽🇰🇪🇺

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat