SBASHK-u sot mban takim, diskutohet për gjendjen aktuale në arsim

Aktuale

SBASHK-u sot mban takim, diskutohet për gjendjen aktuale në arsim

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 07:18
Foto ilustrim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, sot do të mbajë një takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve, që nga çerdhet e deri në universitete.

Takimi do të nisë në orën 10:00, në sallën e takimeve në Qendrën e studentëve, te selia e SBASHK-ut, thuhet në njoftimin për media të kësaj sindikate.

“Në këtë takim do të bashkëbisedohet  për gjendjen aktuale në arsim, për problemet lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor,  për vendimin skandaloz të MASHTI-it për tekstet shkollore e për shumë çështje të tjera”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

SBASHK ka ftuar mediat që ta përcjellin këtë takim.

Ministria e Arsimit këtë vit ka vendosur që mos t’i blejë librat shkollorë, por që t’i blejnë prindërit e më pas të subvencionohen nga prindërit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat